Lindrit Kamberi te Zurichu dhe Amir Abrashi te Grasshopperi kanë përjetuar fate të ndryshme gjatë karrierës së tyre, por i bashkon diçka e veçantë: qëndresa e palëkundur ndaj fanellave që mbajnë veshur.
None found
Portali zviceran i sportit “Sport.ch” solli në vëmendje të enjten marrëdhënien e ngushtë që këta dy futbollistë kanë ndërtuar me skuadrat e tyre, duke nxjerrë në pah se si ata kanë rezistuar edhe në momentet më sfiduese.
Aktualisht me shiritin e kapitenit në krah, Kamberi është sot lojtari në aktivitet me më shumë vjetërsi te Zurichu. Ai firmosi për herë të parë më 1 korrik 2018, dhe vetëm pak ditë më pas, më 3 korrik, Bledian Krasniqi ndoqi të njëjtën rrugë.
Rrugëtimi i tij përfshiu edhe huazime te Wil dhe Winterthur, derisa u kthye përfundimisht në vitin 2021. Që prej atij momenti, mbrojtësi me origjinë shqiptare është kthyer në një titullar të pakontestueshëm dhe një shtyllë të formacionit.
Ai ishte protagonist në sezonin historik që i dha Zurichut titullin kampion në Zvicër më 2022, dhe tashmë numëron mbi 100 ndeshje në Superligë me këtë klub. Në këtë edicion, 26-vjeçari ka realizuar dy gola. Në derbin e fundit përballë Grasshopperit, që u mbyll në shifrat 2-2, Kamberi mbante shiritin e kapitenit.
Historia e Amir Abrashit me Grasshopperin ka rrënjë edhe më të thella. Mesfushori shqiptar ishte pjesë e klubit nga viti 2010 deri në 2015, periudhë në të cilën ngriti trofeun e Kupës së Zvicrës në 2013. Më pas, karriera e tij e çoi te Freiburg, për t’u rikthyer te Grasshopperi në verën e vitit 2021.
Pas rikthimit, Abrashi nuk ka reshtur së qeni një figurë kyçe në ekip dhe sot mban gjithashtu shiritin e kapitenit.
Mbi 280 paraqitje ka regjistruar ai deri më tani për Grasshopperin, të cilin e përshkruan si “shtëpinë e dytë”. Edhe pse ka mbushur 36 vjeç, Abrashi ka vendosur të zgjasë edhe për një sezon aventurën e tij. Gjatë këtij edicioni, ai ka gjetur rrugën e rrjetës dy herë dhe ka shërbyer një asistim për shokët e skuadrës.
Kësisoj, Kamberi dhe Abrashi shkruajnë dy histori të veçanta, por me një fill të përbashkët: një përkushtim ndaj klubeve të tyre në Zvicër që ka zgjatur me vite, duke i shndërruar të dy në figura emblematike brenda skuadrave respektive.
Polestar ka prezantuar konceptin e ri Formula 2030, një veturë elektrike sportive me dizajn futurist që ofron një pasqyrë të…
Ish-ministri i Drejtësisë Krenar Lloga, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të kërkuar mendim nga…
Spitali modular në Kumanovë do të ripërdoret për nevojat e Departamentit të Mjekësisë Fizike dhe Rehabilitimit në Spitalin e Përgjithshëm…
Momente paniku në bordin e një avioni të kompanisë Ryanair që udhëtonte nga Barcelona drejt Venecias, pasi papritur u aktivizua…
Ditën e sotme u zhvillua seanca e radhës paraprake për Nikoll Radaçin, i akuzuar për “Shkeljen e rregullave të qarkullimit…
Mesfushorit të talentuar Edion Dërguti iu pamundësua një hap i madh në karrierë, kalimi te gjiganti spanjoll Sevilla, nga klubi…