Një burrë i quajtur David ka qenë një tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës së tij. Ai u nda nga jeta javën e kaluar dhe një nga dëshirat e tij të fundit ishte që të varrosej me fanellën e klubit të madh anglez.
Megjithatë, familja e tij bëri një gabim të madh, kështu që Davidi u varros me një fanellë të Chelsea-t, dhe gruaja e tij ndihet “fajtore” për këtë.
Kjo histori e pabesueshme u publikua nga reporterja irlandeze e “Sunday Times”, Linda Daly, mbesa e të ndjerit David:
My uncle David, a lifelong Arsenal fan, died on Saturday.
As a nod to his beloved team, we decided to bury him in a Gunners jersey. His gf carefully selected the least-worn top from his collection.
Today, we arrived at the funeral home.
David is being buried in a Chelsea jersey— Linda Daly (@LindaDaly19) February 20, 2023
– Sinqerisht, kjo situatë e ktheu një moment të trishtuar në një moment qesharak. Edhe kur hyri prifti, ai pyeti i hutuar: ‘A nuk ishte tifoz i Arsenalit?’ Të gjithë shpërthejmë në të qeshura. I gjori David do të çohet nga varri i tij – shkroi të dielën në “Twitter”.