Gjatë konferencës për shtyp mbrëmë pas fitores ndaj Salernitanës, Massimiliano Allegri komentoi performancën e Juventusit të tij , por dha një opinion edhe për Topin e Artë të fundit, që iu dha Lionel Messit.
“Ishte një ndeshje e mirë, megjithatë ishte një ndeshje e mirë. Nuk është e lehtë sepse themi se vijmë nga një moment konfuzioni. Kishim presion dhe kishim një grup djemsh në fushë, ishim të mirë dhe bëmë një lojë të mirë në nivel teknik, mund dhe duhej të kishim shënuar më shumë gola.”
Më pas tekniku italian u pyet dhe rreth mendimit të tij në lidhje me fituesin e Topit të Artë.
“Ata votuan për Messin, le të themi se ai është lojtari më i fortë në botë teknikisht, pastaj nuk e di se si i gjykojnë ata”./h.ll/albeu.com