Maks Alegri e ka nisur me dorë të hekurt aventurën e re tek Juventusi teksa ditën e djeshme ka përjashtuar nga skuadra 3 futbollistë për arsye disiplinore.
Bëhet fjalë për Frabotën, Faxhiolin dhe Di Pardon të cilët kanë shkuar me vonesë pak para ndeshjes miqësore të Juves me Cezenën.
Të lidhura
None found
Alegri nuk e ka duruar këtë veprim dhe i ka dërguar përsëri në shtëpi 3 lojtarët, duke marrë dhe brohoritjen e pak tifozëve të pranishëm në Conticassa.
Kjo mund të jetë diçka normale, por Alegri kërkon tu dërgojë një mesazh të fortë lojtarëve duke i paralajmëruar që nuk ka vend tolerime.
