Allegri dëshiron rikthimin e Pjanic te Juventusi

Kthimi i Massimiliano Allegrit te Juventusi  po lumturon edhe klubin e Barcelonës, pasi mësohet se italiani është i interesuar për të rikthyer mesfushorin Pjanic në Torino.

Boshnjaku është kthyr në një barrë për klubin katalanas të cilët nuk kanë ndërmend ta mbajnë as edhe për një sezon tjetër, por nuk mund ta lënë t’i iki lehtë pas një shume të konsiderueshme që kanë shpenzuar për të, plot 60 milion euro.

Trajneri i ri i Juventusit duket se është i vendosur dhe kanë nisur kontaktet me menaxherin e lojtarit për ta kthyer mesfushorin në formë huazimi.

Pjanic nuk është aspak i kënaqur me minutazhin e tij të Barca dhe pret me padurimin largimin.

Ky transferimin do t’i kursente Barcelonës 8 milion euro, e cila është  paga e lojtarit. /albeu.com/


Shtuar 29.05.2021 12:15