Alen Sherri: Serie A një ëndërr, Kaljari i ngjan shumë Shkodrës!

Alen Sherri ishte prezent në një event të organizuar nga “BeAsOne” ku u ndal përpara gazetarëve për të dhënë edhe një prononcim të shkurtër.

“Kaljari është një qytet i mrekullueshëm dhe herë herë më kujton shumë qytetin e lindjes pasi ngjajnë shumë”, tha 27-vjeçari nga Shkodra.

Sa i përket ambientit në Sardenjë dhe tifozët e skiadrës kuqeblu, Sherri tha: “Me kalimin në Serinë A mu plotësua një ëndërr, të cilën e kisha që në fëmijëri. Kalimi në një kampionat si ky ka qenë synimi im i madh”.

Ndërkohë që tifozët e Kaljarit kanë qenë ata që i kanë bërë më shumë përshtypje shqiptarit, i cili pranon se pritja që i kanë bërë në ishull ishte e veçantë.


Shtuar 25.02.2025 11:39