Alejandro Balde është i gatshëm të largohet nga Barcelona në afatin kalimtar të janarit. Mbrojtësi spanjoll ka nisur të besojë se pozita e tij në klub vështirë se do të ndryshojë.
“Mundo Deportivo” raporton se Balde po bëhet gjithnjë e më i pakënaqur me rolin e tij. Që prej fillimit të sezonit, ai ka qenë kryesisht jashtë planeve të trajnerit Hansi Flick.
None found
23-vjeçari priste një rikthim në formacionin bazë pas lëndimeve në mbrojtje, por qasja e trajnerit gjerman ndaj tij ka ndryshuar pak. Mosaktivizimi i tij nga minuta e parë kundër Alavesit e përforcoi këtë përshtypje.
Në hierarkinë e mbrojtësve të majtë, Joao Cancelo dhe Xavi Espart janë aktualisht përpara Baldes. Për këtë arsye, besimi i tij se mund të marrë një rol më të rëndësishëm po zbehet.
Balde është i zhgënjyer edhe me mënyrën se si Flick po e trajton situatën e tij. Sipas raportimeve, trajneri nuk ka komunikuar mjaftueshëm drejtpërdrejt me futbollistin spanjoll. Së fundmi, Flick kritikoi paraqitjet e tij, duke thënë se Baldes i mungon vetëbesimi i nevojshëm për të luajtur në nivelin më të lartë.
Barcelona, ndërkaq, po përpiqet ta shesë në janar, siç kishte tentuar edhe gjatë verës, për të siguruar të ardhura që do t’i shërbenin përforcimit të mbrojtjes.
Liga Premier konsiderohet destinacioni më i mundshëm për Balden, ndërsa Manchester Unitedi vazhdon ta ndjekë nga afër situatën e tij.
Përfaqësuesja e Izraelit mund të ketë një emër të ri në skuadër për përballjen ndaj Kosovës, pasi talenti 17-vjeçar i…
OBRM-PDUKM dhe VLEN, partnerë të koalicionit në Qeveri, komentuan me mesazhe të ndryshme rezultatet e zgjedhjeve lokale në Brvenicë, të…
Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Amedsporit pasi mungoi…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka kërkuar që vëmendja e institucioneve të përqendrohet në hartimin e strategjisë që…
Në një reagim në rrjete sociale, analisti dhe gazetari i njohur Lutfi Dervishi, ka ironizuar kryeministrin Edi Rama, duke parashtruar…
Zgjedhjet e 3 nëntorit në Shtetet e Bashkuara mund të ndryshojnë raportin e forcave në Uashington dhe të ndikojnë në…