Alcaraz bën historinë në Wimbledon, Djokovic “bie” përballë 20-vjeçarit

Carlos Alcaraz është bërë pjesë e historisë. Tenisti spanjoll ia doli të triumfojë në turneun e Wimbledonit, pas një paraqitje fantastike.

Alcaraz mundi kampionin serb, Novak Djokovic, në një pasdite që rezultoi spektakolare. Edhe pse kampioni serb, Djokovic numëron jo pak por 23 grand slame, sot hasi mjaft vështirësi dhe u detyrua të dorëzohej përballë tenistit 20-vjeçar.

Sa i takon shifrave dhe statistikave, ato janë mjaft interesante, teksa Alcaraz shndërrohet në tenistin e tretë spanjoll që korr sukses në këtë turne pas Manolo Santana (1965) e Rafael Nadal (2008 e 2010).

Dështim me shije të hidhur për Djokovic, i cili ndalet në kuotën e 7 fitoreve në Wimbledon.


Shtuar 16.07.2023 20:07