Categories: sport

Albin Krasniqi shkëlqen pas rikthimit te Prishtina, shënon katër herë në tri ndeshje

Albin Krasniqi është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm të Prishtinës, duke e hapur sezonin e ri në formë të jashtëzakonshme me skuadrën bardhekaltër.

Të lidhura

None found

Në vetëm tri paraqitje, sulmuesi ka realizuar katër gola. Ai shënoi dy herë në fitoren 4-2 kundër Ballkanit, ndërsa gjeti nga një herë rrjetën në triumfin 4-0 ndaj Llapit dhe atë 1-0 përballë Vushtrrisë.

Kontributi i Krasniqit, së bashku me paraqitjet e bashkëlojtarëve të tij, ka ndihmuar Prishtinën ta nisë kampionatin me 3 fitore në 3 ndeshje dhe të pozicionohet në krye të renditjes.

Ky shpërthim merr edhe më shumë peshë për shkak të vështirësive me të cilat futbollisti është përballur gjatë vitit të fundit.

Një vit më parë, Krasniqi u nda nga Prishtina për t’iu bashkuar Kolosit. Megjithatë, qëndrimi i tij në futbollin ukrainas përfundoi pas vetëm gjashtë muajsh, pasi sulmuesi nuk arriti të përshtatej atje dhe u kthye sërish në klubin kryeqytetas.

As edicioni i kaluar nuk shkoi sipas pritshmërive të tij. Lëndimet, si dhe ndërrimet e shpeshta në stafin teknik të Prishtinës, nga Afrim Tovërlani te Alban Dragusha, e penguan Krasniqin të krijonte vazhdimësinë që i nevojitej.

Me Orges Shehin në drejtim, këtë sezon tabloja ka ndryshuar tërësisht. Krasniqi po paraqitet më i pjekur, më i sigurt në lojën e tij dhe dukshëm më produktiv, çka pasqyrohet më së miri nga katër golat e realizuar në tri ndeshje.

Një rol të rëndësishëm po luan edhe mënyra se si trajneri shqiptar po e shfrytëzon në fushë. Shehi nuk e ka vendosur në një pozicion të pandryshueshëm, por i ka dhënë detyra të ndryshme, madje duke ia përshtatur rolin edhe gjatë ndeshjeve.

Në varësi të kërkesave të skuadrës, Krasniqi lëviz shpesh nga mesfusha në pozicionin e mesfushorit ofensiv, ndërsa në momente të caktuara aktivizohet edhe në krah.

Kjo liri taktike duket se i shkon për shtat 25-vjeçarit, i cili po i përdor hapësirat e krijuara nga Shehi për të qenë vazhdimisht pjesë e aksioneve sulmuese.

Nëse e ruan këtë ecuri, Albin Krasniqi mund të shndërrohet në një prej figurave qendrore të Prishtinës gjatë këtij sezoni. Pas një viti të mbushur me pengesa, ai duket se e ka rigjetur formën dhe po e dëshmon këtë në mënyrën më të mirë për një futbollist: duke shënuar gola.

të fundit

KFOR-i vlerëson gjendjen e rrugëve dhe urave në Deçan

Inxhinierët italianë të KFOR-it kanë kontrolluar rrugë dhe ura në Deçan për të vlerësuar kushtet e lëvizjes dhe sigurinë e…

21 seconds ago

A është ende i virgjër? At Nikolla Xhufka rrëfen si përballet me tundimet seksuale: Edhe prania mes vajzave të bukura…

At Nikolla Xhufka ka qenë i ftuar në emisionin “She’s On Air”, ku është vendosur përballë pyetjeve pikante të moderatoreve.…

6 minutes ago

Peng Liyuan, fytyra e butë e Kinës gjatë vizitës së Xi Jinping në Uashington

Gruaja e Presidentit kinez Xi Jinping, Peng Liyuan, ka marrë një rol të veçantë gjatë vizitës së udhëheqësit kinez në…

7 minutes ago

Vajza nisi pubertetin në 10 muajsh, nëna mendon për ngrirjen e vezëve të saj

Një histori e rrallë dhe tronditëse nga Britania e Madhe ka bërë që një nënë të mendojë që tani për…

8 minutes ago

Jorida Tabaku kundërshton strukturën e re të shëndetësisë: Modeli KAYO do të sjellë më shumë pushtet në pak duar

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku kundërshton ngritjen e një strukture të re për barnat dhe shërbimet spitalore, duke paralajmëruar…

9 minutes ago

Police operation in Tetovo, marijuana seized and two 20-year-olds arrested

MPB Maqedoni njofton se dje (24.09.2026), në orën 20:25 në Tetovë, nëpunës policorë të Njësisë për tregti të paligjshme me…

14 minutes ago