Në Ukrainë ka rreth 400 futbollistë të huaj. Kështu u shpreh gjatë Samitit të Biznesit të Futbollit të organizuar nga Financial Times, sekretari i përgjithshëm i FIFPro, Jonas Baer-Hoffman.
“Askush nuk e di me siguri se ku janë shumica prej tyre. Dy lojtarë ukrainas u vranë.
Ne po bëjmë maksimumin tonë, nuk është e lehtë t’i gjurmosh të gjithë, shumica jannë të zhdukur”, u shpreh numri një i sindikatës botërore të futbollistëve./ h.ll/albeu.com