Alarm te Real Madrid, El Clasico komplikohet për Benzema dhe Mendy

Pesimizëm te Real Madridi me mundësinë që Benzema dhe Mendy të mund të luajnë klasikun kundër Barcelonas të dielën.

Të dy lojtarët u lënduan në ndeshjen kundër Mallorca dhe parashikimet nuk janë optimiste për rikuperimin e tyre për ndeshjen e rëndësishme të La Liga.

Sipas informacioneve të Marca, Benzema ka shkuar në Valdebebas të martën për të punuar me fizioterapistët me synimin për të qenë gati për El Clasico, mirëpo ndjesitë nuk kanë qenë të mira.

Nga ana e tij, Mendy ka shqetësime dhe do t’i nënshtrohet analizave këtë të mërkurë. Në rastin e tij, ai nuk shkoi në ambientet e Real Madridit për të pushuar dhe, ashtu si me Benzeman, nuk ka shenja të mira për rikuperimin e tij të shpejtë për t’u përballur me  Barcelonën. /albeu.com/


Shtuar 15.03.2022 14:11