Kim Min-jae me shumë mundësi do të largohet nga Bayern Munich këtë merkato verore.
Mbrojtësi korean zhgënjeu në sezonin e fundit dhe në këto kushte largimi është shumë pranë.
Sipas raportimeve nga “Transfermarkt”, mbrojtësi 28-vjeçar është kthyer në një objektiv serioz për Al Nassr.
Megjithatë, këta të fundit duhet të paguajnë rreth 40 milionë euro në arkat e bavarezëve, për të transferuar Kim në Arabinë Saudite.
Kujtojmë se koreani është pjesë e Bayern Munich që prej korrikut të vitit 2023. Asokohe, Kim u ble nga bavarezët për shifrën e 50 milionë eurove, por performancat e tij nuk kanë bindur drejtuesit.