Categories: sport

Al-Hilali shqyrton mundësinë e largimit të Benzemas

Karim Benzema mund të largohet nga Al-Hilali që gjatë sezonit aktual, pasi klubi po vlerëson marrjen e një vendimi të papritur për të ardhmen e sulmuesit francez.

Sipas gazetarit saudit Ahmed Al-Ajlan, drejtuesit e Al-Hilalit mund të negociojnë një marrëveshje financiare me Benzeman, nëse gjatë kësaj vere sigurojnë shërbimet e një sulmuesi tjetër me aftësi të larta realizuese.

Të lidhura

None found

Ky lajm u publikua vetëm një ditë pas tensionit të krijuar me francezin në fitoren 4-2 kundër Al-Faisalyt, në takimin hapës të kampionatit arab.

Benzema u zëvendësua në minutën e 70-të dhe nuk e fshehu pakënaqësinë ndaj vendimit të trajnerit.

Pas ndeshjes, Simone Inzaghi doli në mbrojtje të sulmuesit të Al-Hilalit, duke deklaruar se dëshira për të kaluar sa më shumë kohë në fushë është e natyrshme për një lojtar të repartit ofensiv.

37-vjeçari mbërriti si lojtar i lirë tek Al-Hilali gjatë dimrit të kaluar, pasi ndërpreu kontratën me Al-Ittihad. Ish-sulmuesi i Real Madridit ka regjistruar deri tani 14 paraqitje me klubin në të gjitha garat.

Në këto ndeshje, Benzema ka shënuar 10 gola dhe ka kontribuar me pesë asistime, duke u kthyer në një nga figurat kryesore të fazës sulmuese të skuadrës.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

16 minutes ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

31 minutes ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

2 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

2 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago