Al Hilal i ofron shumë të çmendur Zidane-it, por francezi e refuzon

Al Hilal, klubi gjigant saudit i Ligës Profesionale, po kërkon me ngulm një trajner të ri pas ndarjes së papritur nga Jorge Jesus.

Me vetëm pak ditë para fillimit të Kupës së Botës për Klube, skuadra është e vendosur të sigurojë një trajner që do të bëjë një paraqitje të shkëlqyer në këtë kompeticion.

Sipas mediave franceze, oferta e klubit për trajnerin e ri është jashtëzakonisht e madhe — mbi 100 milionë euro për vetëm një sezon, me mundësinë që pas përfundimit të kontratës të marrë drejtimin e ekipit kombëtar francez.

Megjithatë, Zinedine Zidane ka refuzuar këtë ofertë, duke pasur plane të tjera për të ardhmen e tij në futboll.

Ky refuzim duket se ka rritur shanset për trajnerin e Interit, Simone Inzaghi, i cili tani po shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Al Hilal dhe për t’u larguar nga skuadra italiane.


Shtuar 1.06.2025 23:38