Dani Alves ndodhet në paraburgim që nga 20 janari, pasi u akuzua për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare në klubin e natës Sutton në Barcelonë natën e 30 dhjetorit.
Seksioni i tretë i Gjykatës së Barcelonës do të prononcohet sot: mbrojtja kërkon lirimin e lojtarit, ndërsa Prokuroria Publike dhe ajo private shpresojnë që ai të mos lirohet.
Çfarë ndodhi në disko – Ish-mbrojtësi i Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit ka rrëfyer se ka pasur marrëdhënie seksuale pasi e ka mohuar në deklarimet e para. Një gënjeshtër e thënë për të fshehur tradhtinë nga gruaja e tij dhe për të shpëtuar martesën (Joana Sanz ka bërë kërkesë për divorc).
El Periodicosot ka publikuar disa detaje nga përdhunimi: Dani Alves kishte kaluar “16 minuta në banjë me vajzën, pas së cilës do të ishte filmuar nga kamera duke injoruar viktimën, e cila” qante dhe ngushëllohej nga miqtë dhe stafi i disko”, dhe nuk do të ishte larguar para se të pinte një pije të fundit. Alves rrezikon një dënim përfundimtar nga 4 deri në 12 vjet burg.