Carlo Ancelotti ka vendosur të shkojë në Gjykate për t’u mbrojtur nga akuzat për mashtrim financiar. Ai nuk e pranon marrëveshjen për pranimin e fajësisë.
Prokurorët spanjollë kanë akuzuar trajnerin e Real Madridit, Carlo Ancelotti për mashtrim të dyshuar tatimor, duke pretenduar se ai përdori kompani guaska për të fshehur disa nga të ardhurat e tij gjatë periudhës së tij të parë në klubin galaktik një dekadë më parë.
Zyra e prokurorit tha në një deklaratë se po e akuzonte Ancelottin për dy raste të mashtrimit tatimor që do të dënoheshin me katër vjet e nëntë muaj burg. Magjistratët spanjollë akuzuan trajnerin italian për mashtrim të 1 milion eurove në 2014 dhe 2015.
Prokuroria pretendon se në atë periudhë Ancelotti ka deklaruar vetëm të ardhurat e marra nga Real Madridi dhe nuk ka deklaruar të ardhurat që rrjedhin nga të drejtat e imazhit. Ata e akuzuan atë për krijimin e një sistemi “konfuz” të kompanive guaskë për të fshehur të ardhurat e tij shtesë. /abcnews.al