Aksidentohet me Lamborghini Lautaro Martinez

Një ditë para sfidës ndaj Barcelonës në Spanjë, të martën në mbrëmje, Lautaro Martinez ka qenë duke udhëtuar me Lamborghinin e tij ku pasagjere ka qenë edhe bashkëshortja e tij.

Nga mediat italiane u raportua se sulmuesi zikaltër ishte protagonist i një aksidenti rrugor. Ngjarja ndodhi në qendër të Milanos rreth orës 20:00 në një semafor në Via Vincenzo Monti.

Argjentinasi drejtonte makinën e tij Laborghini Huracan, vlera e së cilës kap shifrën e 200 mijë euro. Fatmirësisht ky aksident nuk rezultoi serioz për Lautaron dhe bashkëshorten e tij./ h.ll/albeu.com


Shtuar 12.10.2022 09:59