Akanji, Acerbi dhe Chalobah, fronti i trefishtë i merkatos për mbrojtjen e Interit

Pasi ka marrë sigurinë se Skriniar nuk do të largihet nga ekipi, Inzaghi është ende në pritje të një mbrojtësi. Interi ka tre fronte të hapura: Akanji , Acerbi dhe Chalobah , të fundit në rendin kronologjik.

Pista më e ndërlikuar, nënvizon Corriere dello Sport,  është ajo për zviceranët, duke qenë se Borussia Dortmund vazhdon të kërkojë nga 15 deri në 20 milionë euro. Klubi Nerazzurrë do të vazhdojë me sondazhet edhe për disa ditë, më pas do të lëvizë

Chalobah dhe Acerbi

Nga ana tjetër me Chelsean, me të cilin ka një kanal preferencial, është duke u diskutuar për Chalobah. Blutë, sidoqoftë, do të donin që huazimi të ishte me detyrim blerjeje. Mbi këtë bazë, marrëveshja nuk është e lehtë, por ka ende hapësirë ​​për negociata.

Me pak fjalë, Acerbi duhet të konsiderohet si një lloj “rrjete sigurie”, veçanërisht nëse Lotito do të konfirmonte hapjen e huazimit me një të drejtë të thjeshtë blerjeje. Mbrojtësi kërkon vetëm Interin ku do të gjente Inzaghin dhe agjenti i tij po punon. Ndoshta finalizmi mund të jetë të premten e ardhshme, kur do të jetë Lacio-Inter./albeu.com


Shtuar 20.08.2022 12:29