“Ajo që bën është çmenduri”, Paul Pogba për Lamine Yamal: Një gjeni

Paul Pogba është rikthyer të jetë protagonist. Së fundmi ishte i ftuar në “podcast” e Sergio Agueros, ku foli për disa tema.

Një prej tyre ishte për Lamine Yamal. Sipas francezit, spanjolli është i pabuesueshëm dhe talenti i tij i ka bërë përshtypje.

Gjithashtu shprehet se ai bën gjëra që s’janë normale për moshën e tij.

“Ai është i pabesueshëm, një gjeni. Ajo që më bën më shumë përshtypje tek ai është se ka një IQ futbolli përtej viteve të tij. Ai gjithmonë bën atë që duhet të bëjë. Të bësh këtë në moshën e tij është çmenduri. Ai është i qetë në fushë, po e bën shumë mirë. Lamine Yamal luan për ekipin dhe nuk i intereson nëse shënon më shumë apo më pak gola. Ai jep shumë asiste dhe është gjithmonë një lojtar që krijon raste”, ka theksuar mesfushori.

Siç dihet, Pogba tashmë ka përfunduar prej disa muajsh pezullimin. Mesfushori do të rikthehet futbollit, teksa do të nisë një aventurë të re te Monaco.


Shtuar 26.06.2025 15:23