Ajax pa mëshirë kundër Rangers, Sporting turpëron Frankfurtin (VIDEO)

Ajax dhe Sporting Lisbone e kanë nisur mbarë rrugëtimin në Champions League. Holandezët mposhtën me rezultatin 4-0 Rangers, kurse portugezët ia dolën me shifrat 3-0 në Gjermani kundër Eintracht Frankfurt.

Ajax në shtëpi e zgjidhi ndeshjen ndaj skocezëve që në pjesën e parë. Mesfushori Alvarez ishte ai që e zhbllokoi duelin, ndërsa më pas “Harkëtarët” realizuan edhe dy herë të tjera.

Dy gola për një minuta për Ajaxin, fillimisht me Berghuis dhe më pas me Kudus, i shumëkërkuar gjatë merkatos së verës.

Rangers në pjesën e dytë e çoi topin në rrjetë me Barisic, por VAR fillimisht me anulimin e golit dhe Bergwijn më pas me golin e katërt ua preu krahët.

Në Gjermani Sporting e zgjidhi ndeshjen në dy minuta kundër Eintracht Frankfurt. Edwards dhe Trincao shënuan golat për portugezët, në mesin e pjesës së dytë, ndërsa Santos u dha goditjen finalen vendasve./ h.ll/albeu.com

Ajax-Rangers 4-0
Alvarez 17’, Berghuis 32’, Kudus 33’, Bergwijn 80’

Eintracht Frankfurt-Sporting 0-3
Edwards 65’, Trincao 67’, Santos 82’


Shtuar 7.09.2022 20:42