“Ai është një xhuxh me fytyrën e djallit”, trajneri i ekipit rival me fjalor të rëndë ndaj Messit

Lionel Messi është etiketuar si ‘xhuxh i pushtuar me fytyrën e djallit’ nga trajneri i ekipit rival pas humbjes së fundit të Inter Miamit.

Javën e kaluar, ata u përballen me ekipin meksikan Monterrey në ndeshjen e parë çerekfinale të kupës CONCACAF, por pësuan humbje me rezultat 2-1 në shtëpi.

USA Today kishte raportuar se Messi, Jordi Alba, Luis Suarez dhe trajneri i Miamit, Gerardo Martino, ishin përfshirë në një përleshje jashtë zhveshtores së Monterrey.

Kjo kishte bërë që gjyqtari të shpërndante gjashtë karton të verdhë dhe një të kuq në tunelin e stadiumit.

Fox Sports MX ka lëshuar një audio-incizim aty ku ndihmëstrajneri i Monterrey, Nico Sanchez, e përshkruan situatën.

“Ky xhuxh është i pushtuar, ai ka fytyrën e djallit. Ai e vendosi grushtin e tij tek fytyra ime dhe më tha: Kush mendon se je ti? Por sepse unë nuk po e shikoja atë, nuk iu kundërpërgjigja dhe kjo bëri që gjërat të shkojnë më keq”, kishte thënë Sanchez.

“Dhe Tata [Gerardo] Martinon, e kisha përballë duke më thënë: “Budalla, do të qash? Budalla do të qash?”, u shpreh ai.

Sanchez më pas eventualisht i kishte kërkuar falje Gerardo Martinos për fjalorin në një video të postuar në rrjetet sociale. /Telegrafi/


Shtuar 8.04.2024 18:15