“Ai është një lojtar spektakolar”, nisin lëvdatat për Tchouamenin te Real Madridi

Aurelien Tchouameni u transferua nga Monaco te Real Madridi për një shumë të konsiderueshme parash, duke u cilësuar si një mesfushor i talentuar dhe me një të ardhme të ndritur.

“Galaktikët” sollën në organikë një lojtar të tillë, pas Camavinga-s në sezonin e kaluar, si dy mesfushorë që do të zëvendësojnë në të ardhmen mesfushën që solli suksese të mëdha te Real Madridi.

Mirëpo duket se Tchoameni nuk do të jetë një lojtar që do presë të rritet nga pak, për të qenë më vonë një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Ai ishte disi me fat, pas largimit befasues të Casemiros, i cili liroi ndjeshëm hapsirat të cilat po mbushen pikërisht nga francezi i transferuar këtë verë.

Dalëngadalë performancat e Tchouamenit kanë ardhur në rritje dhe lëvdatat për të brenda ekipit kanë nisur.

Thibaut Courtouis nuk hezitoi pas ndeshjes ndaj Espanyol të lartësojë mesfushorin, duke u shprehur se ai është një lojtar spektakolar.

“Nuk jemi të befasuar, ai është një lojtar spektakolar, ishte e vështirë për të në fillim, por mund të thuash se ndihet mirë dhe mund ta shohësh në stërvitje. Ai luan mirë në mbrojtje dhe sulm. Jam i lumtur me të dhe shpresoj që ai të vazhdojë të përmirësohet”, tha belgu./albeu.com


Shtuar 29.08.2022 09:19