Bayern Mynih përgatitet për të festuar rikthimin në fushë pas gati një viti mungesë të portierit Manuel Neuer. Ai u dëmtua dhjetorin e kaluar teksa ishte duke bërë ski.
Më pas u operua dhe qëndroi larg fushave për gati 10 muaj. Së fundi Neuer ka rinisur stërvitjen me skuadrën dhe javën e kaluar u grumbullua për herë të parë që pas dëmtimit.
Sipas “Sky sport Deutchland”, portieri 37-vjear pritet të jetë titullar në ndeshjen që bavarezët do të luajnë ndaj Darmstad, sfidë që do të luhet në “Allianz Arena” në kuadë të javës së nëntë të Bundesligë-s. Kjo do të thotë që Ulreich do të ulet në stol./albeu.com
