Vllaznia ka humbur shkëlqimin në ndeshjet e fundit.
Fitorja mungon prej 7 takimesh, përfshirë këtu ato të kampionatit dhe Kupës së Shqipërisë.
Hera e fundit që Vllaznia fitonte me Qatip Osmanin në krye, ishte ndeshja e Superiores ndaj Skënderbeut më 11 mars.
Në transfertën e Korçës, kuqeblutë triumfonin 0 me 1.
Takimi i radhës luhet përballë Egnatias më 28 prill. Ndeshja luhet në Rrogozhinë dhe fillon në 15:00.
Vllaznia do kërkojë fitoren kundër kryesuesve, pasi çdo rezultat tjetër i rrezikon vendin e dytë.