36 ndeshje pa humbje, Arabia Saudite “ngre traun” para Argjentinës

Arabia Saudite ka mundur ditën e sotme të bëjë mrekullinë përballë Argjentinës dhe Lionel Messit.

Ata arritën të mposhtin me me përmbysje skuadrën e Scalonit, nga 1-0 në 1-2. Arabia Saudite, një kombëtare e cila rënditet e 51-ta në botë, ka mundur të ndalojë rrugëtimin e Argjentinës e cila ishte 36 ndeshje pa humbje.

Argjentina rënditet e treta në botë dhe cilësohet si një nga pretendentët për të fituar këtë trofe.

Messi me shokë kanë shijuar humbjen e fundit në 3 korrik të vitit 2019, në gjysmëfinalen e Kupës Amerikës ndaj Brazilit./h.ll/albeu.com


Shtuar 22.11.2022 13:25