Dinamo e Zagrebit triumfoi me rezultatin 5-1 në derbin ndaj Lokomotivës së Zagrebit, ku u aktivizuan titullarë 3 futbollistë shqiptarë.
Arbër Hoxha dhe Arijan Ademi të Dinamos ishin përballë Fetai Feta të Lokomotivës. Ademi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 51-të, duke shënuar golin e tretë për Dinamon.
Baturina, Petkoviç dhe Torrente me dopietë, ishin autorët e tjerë të golave. Hoxha dhe Ademi qëndruan në fushë 63 minuta, ndërkohë që Feta u aktivizua gjatë gjithë takimit.