sport

3 mungesa të rëndësishme për Partizanin ndaj Egnatias

Partizani do të presë Egnatian në “Arenën e Demave” ditën e shtunë në orën 16:00 për të luajtur supersfidën e javës së 22-të të Superiores. Plot 10 pikë i ndajnë skuadrat në renditje me rrogozhinasit që kryesojnë.

Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi skuadra ka vijuar dje me seancën stërvitore ndërsa sot do të mbyllë përgatitjet finale. Në stërvitje është rikthyer Mehmeti, por nuk pritet ta nisë titullar ndërkohë që mungojnë edhe Keko me Muratajn. Sulmuesi ka një flluskë në këmbë që nuk e lejon të veshë atlete, ndërsa kapiteni i pezulluar prej kartonave.

Të lidhura

None found

Në këtë mënyrë, krah Maguette, Rrapaj e Taipi do të rreshtohet për herë të parë si titullar Redon Ismaili. Mesfushori i ardhur këtë merkato nga Kosova do të ketë një sprovë me veten për të bindur trajnerin në cilësitë e tij.

Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon, me Mikulic që është ende herët për të marrë minutat e para.

Formacioni i mundshëm:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Ismaili, Maguette, Rrapaj; Taipi, Skuka, Cara.
Trajner: Orges Shehi

/newsport.al/

të fundit

Jones beson te triumfi i Interit në Ligën e Kampionëve

Curtis Jones nuk ka dyshime se Interi ka atë që duhet për të sfiduar në të gjitha frontet këtë sezon…

39 seconds ago

Shooting near Paris leaves at least one dead and four injured, including a 12-year-old

Të paktën një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, mes tyre një fëmijë 12-vjeçar,…

4 minutes ago

Artan Fuga mocks comparisons between protests in Albania and Europe: Ignorant autocrats use propaganda to defend collective theft, just as Enver equated…

Përmes një postimi në rrjetet sociale, akademiku Artan Fuga, ka reaguar ashpër ndaj krahasimeve që po u bëhen protestave studentore…

4 minutes ago

Magnitude 5.0 earthquake strikes Sicily, followed by three more tremors; Trapani courthouse evacuated

Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë goditi Siçilinë në Itali, duke u ndjerë nga Palermo në Katania dhe deri në…

5 minutes ago

VIDEO/ Students again reject dialogue with Rama, overturn concrete blocks placed by the prime minister

Studentët protestues kanë refuzuar kategorikisht ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke larguar nga vendi stolat prej guri të…

5 minutes ago

Filipçe premton provim jurisprudence tërësisht në shqip nëse LSDM-ja rikthehet në pushtet

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe në emisionin “N’Dritë” në Alsat tha se nëse vjen në pushtet do të garantojë që…

6 minutes ago