Partizani do të presë Egnatian në “Arenën e Demave” ditën e shtunë në orën 16:00 për të luajtur supersfidën e javës së 22-të të Superiores. Plot 10 pikë i ndajnë skuadrat në renditje me rrogozhinasit që kryesojnë.
Nën drejtimin e trajnerit Orges Shehi skuadra ka vijuar dje me seancën stërvitore ndërsa sot do të mbyllë përgatitjet finale. Në stërvitje është rikthyer Mehmeti, por nuk pritet ta nisë titullar ndërkohë që mungojnë edhe Keko me Muratajn. Sulmuesi ka një flluskë në këmbë që nuk e lejon të veshë atlete, ndërsa kapiteni i pezulluar prej kartonave.
Në këtë mënyrë, krah Maguette, Rrapaj e Taipi do të rreshtohet për herë të parë si titullar Redon Ismaili. Mesfushori i ardhur këtë merkato nga Kosova do të ketë një sprovë me veten për të bindur trajnerin në cilësitë e tij.
Pjesa tjetër e formacionit nuk ndryshon, me Mikulic që është ende herët për të marrë minutat e para.
Formacioni i mundshëm:
Partizani (4-3-3): Qirko; Hadroj, Sota, Sembene, Atanaskoski; Ismaili, Maguette, Rrapaj; Taipi, Skuka, Cara.
Trajner: Orges Shehi
/newsport.al/