3 mesfushorë do të largohen nga Interi për t’i lënë vendin 2 të tjerëve

Interi po mendon për një revolucion në repartin e mesfushës.

Marotta ka projektuar tre largime të sigurta, për t’i lënë vendin 2 mesfushorëve të rijnë të cilët priten të afrohen në merkaton e verës.

Galiardini, Vidal dhe Vecino do të jenë të larguarit e klubit zikaltër në merkaton e verës. Por Marotta nuk do e lejë “thatë” mesfushën pasi ka dy emra primarë për të afruar.

Davide Frattesi dhe Leandro Paredes janë dy emra për të përforcuar mesfushën zikaltër./ h.ll/albeu.com


Shtuar 11.03.2022 15:45