240 mijë euro në arkën e Skënderbeut, klubi i Bundesligas mbulon me para korçarët

Vendimet e së shkuarës kanë rezultuar të duhurat për Skënderbeun dhe frytet i kanë ‘vjelur’ si atëherë, edhe tani. Pasi mori përqindje nga shitja e rradhës e Peter Olayinkas, një tjetër lojtar mbush arkat e korçarëve.

Agon Elezi, i cili u shit te Varazdin në Kroaci për 80 mijë euro në vitin 2020, ka bërë hapin e madh në karrierë duke u transferuar te Bochum në Bundesliga. Gjermanët kanë paguar plot 800 mijë euro për shërbimet e tij dhe 240 mijë do të shkojnë direkt në arkat e Skënderbeut që ka ruajtur 30% të kartonit.

Mesfushori 22-vjeçar ka firmosur dje kontratën e re deri në vitin 2027 dhe është prezantuar në ambientet e klubit. /newsport.al/


Shtuar 2.02.2024 11:02