10 blerjet më të shtrenjta të Seria A

Sipas klasifikimit të blerjeve në Serinë A të bërë nga “Sky Sport”, duke u bazuar te të dhënat e “Transfermarkt”, në vend të parë qëndron ylli portugez, Ronaldo.

Ronaldo u transferua te Juventusi për 117 milionë euro, ndërkohë,   sulmuesi serb, Dusan Vlahovic, i cili ditën e djeshme zyrtarizoi kontratën me Juven,është në vendin e shtatë.

10 vendet e para, duke theksuar se është marrë në konsideratë vetëm shifra bazë pa bonuset e mundshëm:

Cristiano Ronaldo: Nga Real Madrid tek Juventus për 117 milionë në verën e vitit 2018

Gonzalo Higuain: Nga Napoli tek Juventus për 90 milionë në verën e vitit 2016

Matthijs De Ligt: Nga Ajax tek Juventus për 85.5 milionë në verën e vitit 2019

Arthur: Nga Barcelona tek Juventus për 76 milionë në verën e vitit 2020. (përjashtohen bonuse deri në 6 milionë euro)

Victor Osimhen: Nga Lille te Napoli për 75 milionë në verën e v itit 2020. (përjashtohen bonuset deri në 5 milionë euro)

Romelu Lukaku: Nga Manchester United tek Inter për 74 milionë në verën e vitit 2019

Dusan Vlahovic: Nga Fiorentina tek Juventus për 70 milionë në janarin e vitit 2022. (përjashtohen bonuset deri në 10 milionë euro)

Hernan Crespo: Nga Parma te Lazio për 56.81 milionë në verën e vitit 2000

Gianluigi Buffon: Nga Parma tek Juventus për 52.88 milionë në verën e vitit 2001

Gaizka Mendieta: Nga Valencia te Lazio për 48 milionë euro në verën  e vitit 2001.


Shtuar 30.01.2022 09:25

Tags: