Oscar konfirmon bisedimet me Barcelonën

Pas lajmeve që flasin për mundësinë që Oscar t’i bashkohet Barcelonës në këtë merkato dimërore, është vetë lojtari që bën një lidhje mes dy palëve, duke konfirmuar se ka pasur kontakte me klubin katalanas.

Mundo Deportivo zbulon një bisedë mes lojtarit dhe gazetarit Marcelo Bechler, ku duket qartë situata aktuale e marrëveshjes së mundshme, marrë nga A Bola.

“Bisedimet me Barcelonën nuk kanë përfunduar ende, duhet të flasim për disa gjëra. Tashmë ata kanë një problem për të nënshkruar lojtarë, siç ndodhi me Dani Alves”, supozoi mesfushori brazilian, i cili madje garanton se pengesa më e madhe për momentin ka të bëjë me kufirin e pagave të Blaugranas , pavarësisht se vetë lojtari është i gatshëm të lehtësojë procedurat.

Siç thuhet nga shtypi spanjoll, agjenti i Oscar ka mbajtur, ditët e fundit, kontakte të rregullta me përgjegjësit e klubit, të cilët nuk e përjashtojnë marrjen e brazilianit, pavarësisht se nuk është një çështje prioritare për momentin.

Në moshën 30-vjeçare, Oscar synon të kthehet në Evropë, ku shkëlqeu te Chelsea mes viteve 2012 dhe 2017. Aktualisht, lojtari brazilian përfaqëson palën kineze të Portit të Shangait. /albeu.com/


Shtuar 22.01.2022 09:17