Konfirmohet nga PSG-ja: Neymar do të mungojë për 8 javë

PSG ka konfirmuar dëmtimin e yllit brazilian të skuadrës, Neymar.JR.

Sulmuesi u largua me barelë nga fusha ndeshjen ndaj Saint-Etienne dhe më pas u largua nga stadiumi me paterica duke dhënë bindjen e një dëmtimi të rëndë.

Klubi parisien përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se Neymar do të jetë jashtë fushave për 8 javë.

Ndërkohë, PSG konfirmoi se yjet e tjerë si Marco Verratti, Mauro Icardi dhe Georginio Ëijnaldum dhe Ander Herrera do vazhdojnë me stërvitje brenda javës, derisa Julian Draxler mungon për dy apo tre javët e ardhshme. /albeu.com

Le point médical @Aspetar

— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 29, 2021


Shtuar 29.11.2021 16:50

Tags: , ,