Categories: sport

15 futbollistë me përvojë ndërkombëtare që kanë luajtur në Superligën e Kosovës

Superliga e Kosovës ka tërhequr ndër vite futbollistë të njohur, nga reprezentues të Shqipërisë, Kosovës dhe vendeve të tjera, deri te lojtarë me përvojë në kampionate të ndryshme evropiane.

Të lidhura

None found

Zhvillimi i futbollit kosovar është vërejtur jo vetëm në organizim dhe konkurrencë, por edhe në profilin e lojtarëve që kanë zgjedhur të jenë pjesë e këtij kampionati. Prania e futbollistëve që kanë luajtur në gara evropiane apo në liga të huaja i ka dhënë Superligës një dimension të ri dhe më shumë vëmendje gjatë afateve kalimtare.

Shembulli më i fundit është Besar Halimi, i cili pak ditë më parë u prezantua si përforcim i Dritës. Mesfushori, që ka luajtur në Bundesliga, Superligën e Danimarkës, Zvicër, Poloni dhe Letoni, iu bashkua klubit nga Gjilani pas periudhës së kaluar në Marok.

Megjithatë, Halimi është vetëm njëri nga emrat e shumtë me karrierë ndërkombëtare që kanë zgjedhur të luajnë në futbollin kosovar.

Armend Dallku

Mbrojtësi shqiptar kaloi tetë vite te Vorskla Poltava në Ukrainë, ku u shndërrua në një prej futbollistëve kryesorë të ekipit. Në vitin 2016, ai u transferua te Prishtina, duke ardhur drejtpërdrejt nga Vorskla.

Debatik Curri

Ish-mbrojtësi i Shqipërisë kishte përvojë të rëndësishme me Vorskla Poltava, Genvlerbirligi, Hoverla Uzhhorod dhe Sevastopol. Në vitin 2017 u kthye në Kosovë për t’iu bashkuar Prishtinës, pas periudhës së tij te Flamurtari i Vlorës.

Besart Berisha

Berisha është ndër sulmuesit shqiptarë më të suksesshëm në futbollin australian, ku ka luajtur për Brisbane Roar, Melbourne Victory dhe Ëestern United. Ai ka pasur gjithashtu eksperienca në Gjermani, Angli dhe Japoni. Në shtator 2021 u bë pjesë e Prishtinës, duke ardhur nga Western United dhe duke u rikthyer për herë të parë në futbollin kosovar.

Besar Halimi

Mesfushori kosovar ka mbajtur fanellat e klubeve si Mainz, Brondby, Sandhausen, Riga dhe Slask Wroclaw, ndërsa karriera e tij përfshin Gjermaninë, Danimarkën, Zvicrën, Letoninë dhe Poloninë. Në shtator 2026 iu bashkua Dritës, pasi vinte nga Raja Casablanca dhe pas aventurës së tij në Marok.

Ergys Kaçe

Ish-mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë u formua dhe u afirmua te PAOK-u. Në vazhdim ai luajti edhe për Panathinaikos, Viktoria Plzez, Aris, Partizani i Tiranës, Panevezys dhe Kalamata. Në vitin 2024 u transferua te Gjilani, nga Kalamata.

Alban Pnishi

Qendërmbrojtësi i Kosovës e zhvilloi pjesën kryesore të karrierës në Zvicër, ku përfaqësoi Wohlen dhe Grasshoppers. Ai pati gjithashtu përvoja në Izrael me Bnei Sakhnin dhe Bnei Yehuda. Në gusht 2020 kaloi te Feronikeli, duke ardhur nga Bnei Yehuda.

Kristi Vangjeli

Mbrojtësi shqiptar, i cili ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë, ka luajtur për Aris, Chornomorets Odesa, Skënderbeun, Astra Giurgiu dhe Tiranën. Në verën e vitit 2021 u bë pjesë e Prishtinës, pas largimit nga Tirana.

Herolind Shala

Mesfushori i Kosovës ka luajtur në kampionatet e Norvegjisë, Çekisë, Turqisë dhe Shqipërisë. Gjatë karrierës së tij ka përfaqësuar Odd, Sparta Praga, Slovan Liberec, Kasimpasa, Valerenga, Erzurumspor dhe Partizani. Në shkurt 2026 firmosi me Feronikelit ’74, pasi më herët gjatë atij sezoni kishte qenë pjesë e Partizanit.

Anel Rashkaj

Pjesën më të madhe të karrierës së tij, ish-mesfushori i Kosovës e kaloi në Suedi dhe Norvegji. Ai luajti për Halmstads BK, Sandnes Ulf, AFC Eskilstuna, SJK dhe Orgryte. Në gusht 2017 u transferua te Prishtina nga AFC Eskilstuna.

Toni Domgjoni

Mesfushori kosovar u formua te FC Zurich, ndërsa më pas vazhdoi karrierën në Holandë me Vitesse. Ai ka përfaqësuar edhe Zvicrën në grupmoshat e reja. Në shkurt 2026 iu bashkua Ballkanit, pas ndërprerjes së kontratës me Vitesse.

Toni Gomes

Sulmuesi i Guinea-Bissau-së ka luajtur në Turqi, Azerbajxhan, Izrael dhe Korenë e Jugut, ku ka përfaqësuar klube si Menemen, Zira, Hapoel Hadera dhe Seongnam. Në korrik 2025 u transferua te Prishtina e Re, pas aventurës me Seongnam FC. Gomes ka qenë gjithashtu pjesë e akademisë së Liverpoolit dhe tani luan te Liria e Prizrenit.

Cheick Doukoure

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka një karrierë të rëndësishme në Francë dhe Spanjë, ku ka luajtur për Lorient, Metz, Levante, Huesca dhe Leganes. Më pas ai vazhdoi në Greqi me Aris dhe Iraklis. Në tetor 2025 iu bashkua Prishtinës së Re, pas përfundimit të aventurës te Iraklis.

Gjelbrim Taipi

Mesfushori shqiptar i Kosovës ka kaluar një periudhë të gjatë në futbollin zviceran, me Wil, Schaffhausen, St. Gallen, Grasshoppers dhe Winterthur. Në Shqipëri ai ka luajtur për Kukësin dhe Partizanin. Në vitin 2025 iu bashkua Prishtinës, duke ardhur nga Partizani. Taipi tani është pjesë e Feronikelit ’74.

Hysen Memolla

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë ka pasur eksperienca në Itali, Slloveni, Kroaci, Finlandë, Hungari dhe Rumani. Ai ka luajtur për Hajduk Split, Koper, Salernitana, Diosgyor dhe Chindia Targoviste. Në vitin 2024 u transferua te Suhareka, pasi vinte nga Egnatia, kampionia e Shqipërisë.

Enea Koliçi

Portieri shqiptar ka një përvojë të gjatë në futbollin shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Ai ka mbrojtur portën e Skënderbeut, Kukësit, Partizanit dhe Flamurtarit, ndërsa ka luajtur edhe në Kosovë. Te Gjilani kaloi nga Skënderbeu, duke sjellë përvojën e fituar në futbollin shqiptar dhe në garat evropiane. Më vonë, Koliçi luajti edhe te Ballkani.

Prania e këtyre futbollistëve tregon se Superliga e Kosovës është kthyer në një destinacion për lojtarë me eksperiencë të konsiderueshme. Përveç atyre që kërkojnë një sfidë të re, në kampionat po rikthehen ose po afrohen emra që kanë lënë gjurmë në liga dhe gara ndërkombëtare.

të fundit

Pas dëshirës për të drejtuar Shqipërinë, Klodian Duro zbulon ëndrrën me Vllazninë: Dua ta rikthej te titulli kampion

Klodian DuroKlodian Duro mbetet një nga emrat që përflitet më shumë në opinionin sportiv, kjo edhe për shkak të deklarave…

18 minutes ago

Euro zbret në nivelin më të ulët historik, këmbehet me 91.4 lekë

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun po pëson rënie të mëtejshme këtë javë. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të…

18 minutes ago

Delegacionet e Iranit dhe Kubës braktisin sallën e OKB-së gjatë fjalimit të Trump

Delegacionet iraniane dhe kubaneze u larguan nga salla e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së gjatë fjalimit të Donald Trump. [...]Read…

24 minutes ago

Arabia Saudite prezanton Exobot, dy automjete elektrike me dizajn futurist

Arabia Saudite po synon të bëhet një emër serioz në industrinë e automobilëve dhe tashmë ka hedhur një hap të…

24 minutes ago

Trump në OKB: SHBA po ndërmjetëson me Rusinë dhe Ukrainën, ndërsa për Iranin paralajmëron një “vendim të madh

Presidenti amerikan Donald Trump, gjatë fjalës së tij në OKB, deklaroi se Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë ngushtë me udhëheqësit…

24 minutes ago

Gashi and Hilal discuss gender equality, youth inclusion and combating digital violence

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, u takua me Zeina Hilal, drejtoreshë e Programit për Programet Gjinore dhe të Rinisë pranë…

27 minutes ago