Sezoni 2026/27 në Albi Mall Superligën e Kosovës nis këtë fundjavë, me pesë ndeshjet e javës së parë që do të luhen gjatë tri ditëve, nga e premtja deri të dielën.
None found
Takimi hapës zhvillohet më 14 gusht në Drenas, ku Feronikeli ’74 do ta presë Gjilanin. Ndeshja në stadiumin “Rexhep Rexhepi” nis në orën 16:30.
Programi vazhdon të shtunën, më 15 gusht, me dy sfida që fillojnë në orën 16:30. Në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Drenica luan si vendëse ndaj Dukagjinit, ndërsa Vushtrria takohet me Malishevën në stadiumin me bari sintetik në Hajvali.
Të dielën, në orën 16:30, Drita do të jetë nikoqire e Llapit në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, në një tjetër duel interesant të xhiros së parë.
Ndeshja që pritet të marrë vëmendjen më të madhe është derbi ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit. Përballja do të luhet të dielën nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe pritet të zgjojë interesim të lartë që në hapje të kampionatit.
Fakti që Prishtina dhe Ballkani, dy prej skuadrave më të spikatura të futbollit kosovar gjatë viteve të fundit, takohen që në fillim të sezonit, ia shton rëndësinë javës inauguruese.
Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…
Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar një qëndrim të ashpër ndaj Iranit dhe kufizime të reja për kompanitë amerikane të…
Rodri, Ousmane Dembele dhe Harry Kane - tre emrat që kanë fituar Topin e Artë në edicionet e fundit, kanë…
Policia mban ligjërata kundër trafikimit me njerëz në 42 shkolla, përfshihen mbi 1,100 nxënës Policia e Kosovës ka organizuar ligjërata…
Goli i Kristian ShpenditNë javën e 12-të të Serie B në Itali, sulmuesi i Shqipërisë, Kristian Shpendi, nuk ka të…