Java e 13-të e Superligës së Kosovës do të mbyllet me dy ndeshje që pritet të kenë interes të veçantë.
Në Skënderaj, Drenica do të përballet në shtëpi me Dritën, kampionen në fuqi të Kosovës. Të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te rezultatet pozitive, pasi Drita u mposht në xhiron e kaluar në fushën e saj nga Prishtina, rivale direkte për titullin.
None found
Prishtina, ndërkohë, do të luajë në transfertë ndaj Vushtrrisë, e cila po kalon një periudhë jo të mirë.
Për “bardhëkaltërit” kjo është një mundësi e favorshme për të rritur sërish diferencën në krye të renditjes, por ekipi nuk duhet ta marrë lehtë përballjen me Vushtrrinë, që raportohet se i ka lënë pas problemet e brendshme.
Të dyja ndeshjet janë programuar të zhvillohen në orën 13:00.
Në Shkup u protestua pas tragjedisë në Bogdancë, ku humbi jetën 17-vjeçarja Biljana Kiriq, pasi u vra nga i dashuri…
Legjenda e futbollit francez, Zinedine Zidane, ka dalë në mbështetje të Kylian Mbappes pas zhgënjimit të këtij të fundit në…
Maldini Kacurri ka shënuar golin e parë për Grimsby Town, në ndeshjen që këta të fundit po luajnë me Stafford,…
Kampioni i Kosovës Drita ka lëshuar prapë pikë, këtë herë në udhëtim te Drenica, në kuadër të xhiros së 13-të…
Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…
Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...