sport

12 statistikat që duhet të dini para sfidës mes Liverpoolit dhe Manchester United

Dy rivalët e vjetër anglez, Liverpool dhe Manchester United do të takohen në “Anfield” për të zhvilluar ndeshjen e cila është e vlefshme për xhiron e 17-të të elitës së futbollit anglez.

Në pesë ndeshjet e fundit, Liverpooli ka katër fitore dhe një barazim, ndërsa Manchester United ka tri fitore dhe dy humbje.

Të lidhura

None found

Liverpooli është në pozitën e parë në tabelë me 37 pikë, ndërkaq Manchester United ka dhjetë më pak dhe mban pozitën e shtatë.

Këto janë 12 statistikat që duhet të dini, para fillimit të këtij takimi:

1 / Në ndeshjen e fundit mes këtyre dy ekipeve, Liverpooli fitoi me rezultat 7-0 që njëherësh ishte fitorja më e thellë ndonjëherë nga ndonjëra prej këtyre dy skuadrave në histori të kësaj përballjeje.

2 / Në rast se Liverpooli gjen golin në këtë takim, atëherë do të thoshte se ata tashmë kanë shënuar në 35 ndeshje radhazi në të gjitha garat duke vendosur një rekord të ri për klubin.

3 / Ky do të jetë takimi numër 212 mes këtyre dy skuadrave në të gjitha garat dhe numër 181 në kuadër të ligës.

4 / Liverpooli janë të pamposhtur në “Anfield” në shtatë ballafaqimet e fundit në ligë, me katër fitore dhe tri barazime – seria më e gjatë ndaj United që nga vitet e 70-ta.

5 / Këto dy skuadra janë takuar më herët në këtë datë në tri raste dhe Liverpooli ka fituar që të tria: 2-1 në 1921 dhe 2-0 në 1995, që të dyja në “Anfield” dhe më pas 1-0 në “Old Trafford” në 2000.

6 / Liverpooli mund të mbajë portën e pastër ndaj United për herë të pestë radhazi, që do të ishte një rekord i ri për klubin.

7 / Mo Salah ka shënuar më shumë gola për Liverpoolin ndaj United, sesa çdo lojtar tjetër në histori të klubit.

8 / “Të Kuqtë” kanë fituar të gjitha 11 ndeshjet e tyre në “Anfield” këtë sezon në të gjitha garat, duke shënuar 35 gola dhe duke pësuar vetëm shtatë.

9 / Trent Alexander-Arnold ka bërë startin e tij të parë në Ligën Premier ndaj Manchester United në “Old Trafford” në janar të vitit 2017.

10 / Fitorja e fundit e Unitedit në “Anfield” ishte në janar të vitit 2016 ku fituan me rezultat minimal 1-0 me një gol të Wayne Rooneyt.

11 / Ata kanë fituar 25 përballje ndaj Liverpoolit në ligë në “Anfield”, më shumë se çdo klub tjetër.

12 / Katër fitoret e United si mysafir në ligë deri më tash këtë sezon kanë ardhur ndaj Burnleyt (1-0), Sheffield United (2-1), Fulham (1-0), dhe Everton (3-0), teksa pësuan humbje ndaj Tottenham Hotspur (2-0), Arsenal (3-1) dhe Newcastle United (1-0).

/Telegrafi/

të fundit

Rama për modelin e ri të prokurimeve: Diella ndihmon bizneset, ulje kostosh dhe më pak burokraci

Kryeministri Edi Rama është i pranishëm në prezantimin e modelit të ri Prokurimeve të Përqendruara, tashmë një model i fokusuar…

13 minutes ago

Krasniqi kërkon shpjegime pasi Kosova nuk u shfaq në hartën e një mekanizmi evropian

Mungesa e Kosovës në hartën e paraqitur gjatë prezantimit të një mekanizmi evropian ka nxitur reagimin e prsidentit të Agjencisë…

14 minutes ago

Kënga serbe në Forumin e BE-së, Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës kërkon hetim dhe shkarkime

Shoqata e Shkencëtarëve të Kosovës ka kërkuar hetim dhe largimin e personave përgjegjës për interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo,…

14 minutes ago

National Security Agency and Public Security Bureau disrupt an Iranian proxy network in Macedonia suspected of plotting an assassination in Greece

Agjencia për Siguri Kombëtare (ASK) dhe Byroja për Siguri Publike (BSP) pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme, në bashkëpunim me…

26 minutes ago

Haziri on the new ruling in The Hague: Europe considers Kosovo incapable of ensuring justice

Deputeti i LDK-së, Lutfi Haziri, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në Dhomat e…

26 minutes ago

Fadil Fazliu to be released after The Hague ruling, son’s message: Ideals cannot be defeated by prison

Gjykata Speciale në Hagë ka dënuar Fadil Fazliun me 12 muaj burgim në rastin që lidhet me pengimin e drejtësisë.…

26 minutes ago