10 gjërat që nuk i dinit për Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo është një nga lojtarët më të mirë të futbollit për shumë vite me rradhë.

Ylli portugez ka kontribuar shumë për futbollin dhe gjithashtu është kthyer për disa vite si idhulli i shumë tifozëve.

Por ne e njohim përciptazi atë dhe nuk dimë disa gjëra interesante për të.

Ja lista me 10 gjërat që nuk i dinit për CR7:

  1. Kur ishte i vogël ai kishte nofkën “qaraman”

Kjo nofkë ishte sepse Ronaldo qante gjithmonë nëse nuk merrte atë që dëshironte.

  1. Ronaldo është një dhurues i rregullt gjaku

Cristiano dhuron shpesh gjak dhe kjo është një nga arsyet pse ai nuk ka tatuazhe.

  1. Emrin e ka marrë nga ish-presidenti i USA

Aktori i preferuar i babait të Ronaldos ishte amerikani Ronald Reagan. Reagan gjithashtu ishte dhe presidenti i Amerikës më vonë.

  1. Ai hidhet pesë herë më shpejtë se gatopardi

Kjo mund të duket pak qesharake por është e vërtetë. Studiuesit kanë zbuluar se shpejtësia e madhe që Ronaldo ka e ndihmon shumë të kërcejë lartë. Madje 5 herë më shpejtë se një gatopard. Disa ekseprtë të tjerë kanë thënë se ai kërcenë më mirë se disa lojtarë të NBA.

  1. Shoku i fëmijërisë së tij, Albert Fantrau sakrifikoi vendin e tij në futboll për Ronaldon

Miku më i mirë i Ronaldos, Albert Fantrau i ka lënë vendin e tij Ronaldos në akademi.

Ata të dy ndodheshin në akademinë e futbollit në Lisbon. Trajneri i akademisë kishte thënë se kush nga Ronaldo dhe Albert realizon më shumë gola këtë ndeshje, do të futeshe në akademinë e parë të Sporting.

Albert ishte i vetëm përballë portës dhe në vend që të shënonte, e pasoi topin tek Ronaldo dhe ky i fundit shënoi. Më pas Albert shpjegoi se e bëri këtë gjë për arsye se

Ronaldo ishte më i mirë dhe e meritonte.

  1. Ronaldo ishte portugezi i parë në histori që i bashkohej Manchester United

 

  1. Babai i tij ishte i alkoolizuar ndaj dhe CR7 nuk e preferon alkoolin

Kur Ronaldo ishte 20-vjeç, babai i tij u nda nga jeta nga disa probleme shëndetsore të shkaktuara prej alkoolit.

 

  1. Në moshën 15-vjeçare Cristiano ka kryer një operacion në zemër

Kur ishte vetëm 15-vjeç, Ronaldo pati një ndërhyrje në zemër sepse rrahjet e saj ishin shumë të larta.

 

  1. Lindja e djalit të tij të parë ka shumë pikëpyetje

Në vitin 2010 Ronaldo u bë baba për herë të parë, por nëna e djaloshit ende sot e kësaj dite nuk dihet se cila është.

 

  1. Ronaldo është përjashtuar nga shkolla në moshën 14-vjeçare

CR7 është përjashtuar në moshën 14-vjeçare pasi një mësuese u tallë me theksin e tij portugez. Ai u nxeh dhe lëshoi një karrige në drejtimin e saj. /h.ll/albeu.com


Shtuar 12.01.2022 13:59