1 shtator 1990, trofeu i fundit i Maradonës

Superkupa e vitit 1990, është trofeu i fundit i Diego Armando Maradonës. Gjithashtu, është një fitore historike, sepse u arrit ndaj Juventusit i cili u mund me pesë gola.

Bardhezinjtë ishin mbajtës të Kupës së Italisë, ndërsa të kaltërit fituan Scudetton vetëm disa muaj më parë.

Gjithsesi, merkato e transferimeve e bën Juventusin të jetë protagonist, pothuajse tërësisht i rinovuar dhe me një trajner-profet në stol si Gigi Maifredi. Versioni i tij i futbollit shampanjë nuk shkoi mirë.

Megjithatë, disa muaj më parë Dino Zoff, kishte fituar edhe Kupën UEFA. Nuk ishte e mjaftueshme për Montezemolo që donte një imazh të pastër, duke qenë në gjendje të llogariste në një kampion në fushë si Roberto Baggio. “Bishtaleci” sapo kishte mbërritur në radhët e bardhezinjve pas sherrit në Firence mes fansave dhe familjes Pontello.

Nuk kishte ndeshje, sepse pas 11 minutash Napoli ishte në avantazh 2-0 me golat e Careca dhe Silenzi.

Goli i Roberto Baggio, ishte pothuajse një interval për monologun e kaltër. Përfundoi pjesa e parë me golat e Silenzi dhe Crippa: 4-1.

Careca shënoi sërish në pjesën e dytë, dygolësh edhe për të, dhe një goditje përfundimtare për Juventusin.

Gjithsesi, do të jetë fitorja e fundit e madhe e Maradonës në Itali me fanellën e Napolit, para se të nisej drejt Seviljes.

NAPOLI-JUVENTUS 5-1

Shënues: 8’ Silenzi, 11’ Careca, 44’ Crippa, 45’ Silenzi, 71’ Careca/39’ Baggio.

Napoli (4-3-3): Galli; Ferrara, Corradini, Baroni, Francini; Maradona, Almeao, Crippa; De Napoli, Careca, Silenzi. Trajner: Bigon

Juventus (4-4-2): Tacconi; Napoli, Julio Cesar, Bonetti, De Agostini; Hassler, Marocchi, Galia, Baggio; Casiraghi, Schillaci. Trajner: Maifredi.


Shtuar 1.09.2024 11:44