Zjarr në fshatin Lapardha të Beratit, digjen 3 hektarë me ullinj

Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në lagjen Qoshkë në fshatin Lapardha 1 të Beratit.

Zjarri u shfaq në ullishtat e fshatit dhe për shkak të bimësisë së thatë dhe u favorizuar nga era dhe temperaturat e larta mori përmasa të mëdha, duke rrezikuar seriozisht 3 banesa që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit, në mes të ullishtës.

Drejt zonës së zjarrit shkuan 4 mjete zjarrfikëse dhe 15 efektivë, të cilët bën të mundur lokalizimin e shpejtë të flakëve.

Pas rreth 1 ore, zjarrfikësit arritën të shuajnë plotësisht flakët, pa rrezikuar asnjë nga banesat, ndërkohë që në ndihmë të tyre shkuan edhe 2 mjete zjarrfikëse nga Kuçova e Dimali.

Si pasojë e zjarrit, që ka qënë i qëllimshëm është djegur një sipërfaqe prej 3ha me ullishte.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të zjarrvënjes.


Shtuar 12.08.2024 18:25