Më 14 Maj shqiptarët zgjodhën krerët për 61 bashkitë e vendit. Sipas të dhënave të KQZ pjesëmarrja në këto zgjedhje ishte 36,31 %, pjesëmarrje relativisht e ulët krahasur me zgjedhjet e kaluara.
Por si është paraqitur situata në zgjedhjet vendore dhe ato parlamentare përgjatë viteve 2005; 2009; 2013; 2017 dhe 2021? Sipas statistikave nga viti në vit numri i votuesve është në rënie. Pjesëmarrja më e lartë është shënuar më 1992 ku në votim kanë marrë pjesë afro 70% e votuesve, ndërsa rekordi më i ulët është shënuar në vitin 2019 me afro 22.26%, ku morën pjesë vetëm votuesit socialistë pasi opozita bojkotoi këto zgjedhje.
Ndërsa, në zgjedhjet e tjera, ato të 2015 pjesëmarrja në votime në rang vendi ishte 46.83%.
Sa i takon pjesëmarrjes në Rang Kombëtar në zgjedhjet e 25 Prillit ajo shënoi 46.32% në votime. Konkretisht në Zgjedhjet me rotacion të vitit 2013 në proces votuan 53.47% e zgjedhësve ndërsa në zgjedhjet po për kuvend të vitit 2009 pjesëmarrja ishte 50.52%. Në proceset e tjera rezultati është nën 50%.

