shqiperi

Zbatimi i së Drejtës për Informim në institucionet publike mbetet problematike

Një monitorim i fundit i kryer nga Instituti Shqiptar i Medias,  me mbështetjen e Ambasadës së Republikës Çeke në Tiranë, tregon se zbatimi i ligjit për të drejtën e informimit në institucionet publike vazhdon të jetë i pjesshëm dhe i pabarabartë.

Në kuadër të këtij monitorimi, ISHM dërgoi 145 kërkesa për informacion pranë institucioneve të ndryshme të qeverisë qendrore.

Të lidhura

None found

Nga këto, vetëm 90 kërkesa morën përgjigje, ndërsa 55 kërkesa – ose 38% e totalit – mbetën pa përgjigje apo u refuzuan. Kjo përqindje e lartë e mosreagimit tregon një nivel të konsiderueshëm të mospërmbushjes së detyrimeve ligjore për transparencë.

Testimi u realizua përmes dy grupeve të aplikantëve: gazetarë dhe qytetarë të thjeshtë (studentë, aktivistë, përfaqësues të shoqërisë civile).

Rezultatet tregojnë se gazetarët kanë një nivel më të lartë suksesi në marrjen e përgjigjeve, vetëm 29% e kërkesave të tyre janë refuzuar, ndërsa në grupin e qytetarëve kjo shifër arrin në 49%. Nga të gjitha kërkesat e dërguara, 15% morën përgjigje të plota, ndërsa 26% përgjigje të pjesshme. Në shumë raste, institucionet janë mjaftuar me informacione të përgjithshme, pa dhënë dokumentet specifike të kërkuara, veçanërisht kur kërkuesit ishin gazetarë.

Në lidhje me afatin e kthimit të përgjigjeve, situata paraqitet disi më pozitive. 73% e përgjigjeve janë dhënë brenda 10 ditëve, ndërsa 50% brenda 5 ditëve, dhe në dy raste përgjigja është dhënë në të njëjtën ditë. Megjithatë, 22% e kërkesave kanë marrë përgjigje pas më shumë se 15 ditësh.

Ndarja sipas kategorive tregon se gazetarët jo vetëm marrin përgjigje më shpesh, por edhe më shpejt: 31% e tyre morën përgjigje brenda pesë ditëve, kundrejt 15% të qytetarëve. Kjo tendencë konfirmon se institucionet vijojnë të jenë më të hapura ndaj kërkesave që vijnë nga media sesa ndaj atyre të qytetarëve të zakonshëm.

Të gjitha kërkesat u dërguan përmes e-mailit, një procedurë që tashmë është bërë rutinë dhe nuk ka hasur vështirësi teknike.

Sipas pjesëmarrësve në testim, institucionet e pavarura dhe ato të reja të drejtësisë janë treguar më korrekte në përgjigjet e tyre, ndërsa disa ministri vijojnë të kenë problematika në respektimin e afateve dhe dhënien e informacionit të plotë. Instituti Shqiptar i Medias thekson se ky testim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të nxitur transparencën institucionale dhe zbatimin e ligjit për të drejtën e informimit, një instrument thelbësor për llogaridhënie dhe pjesëmarrje qytetare. /skyweb.al

të fundit

Berisha: Droga është burim i së keqes, ka shtrenjtuar jetesën dhe dëmtuar prodhimin vendas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë e Edi Ramës se ka kthyer Shqipërinë në një narkoshtet, duke…

2 minutes ago

Juristët paralajmërojnë kundër ndërhyrjes politike në Speciale: Kosova mund të paguajë shtrenjtë

Seanca e së premtes në Kuvendin e Kosovës, e cila zgjati gati 12 orë, përfundoi pa u shqyrtuar projektligji që…

9 minutes ago

Rama prezanton projektin hekurudhor Durrës–Prishtinë te sipërmarrësit japonezë: Shqipëria dhe Kosova kërkojnë përfshirjen e Japonisë

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se Shqipëria dhe Kosova janë të interesuara për përfshirjen e Japonisë në projektin…

14 minutes ago

Gërvalla viziton zyrën për mbrojtjen e viktimave dhe u kërkon qytetarëve të raportojnë dhunën

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka vizituar Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave, ku është takuar me koordinatorin e kësaj…

32 minutes ago

Shqipe Selimi kundërshton vendimin në Hagë: Dënimet ndaj Thaçit, Fazliut, Smakajt dhe Kuqit janë të padrejta

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Selimi, ka reaguar pas vendimit të sotëm të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë,…

32 minutes ago

Kosova U19 përfundon kualifikueset e Evropianit pa fitore

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshat U19, nuk ka arritur të fitojë asnjë pikë në kualifikueset për Kampionatin Evropian U19.Pavarësisht që…

36 minutes ago