Gjatë mbldhjes në “Forumin e Lirisë Ballkanike”, ambasadore SHBA në Tiranë Yuri Kim ka vlerësuar Shqipërinë se po bën progres në shumë çështje të rëndësishme.
“Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” ishte tema në forumin e sotëm, teksa amvasadorja u shpreh optimiste se vendi jonë është i përkushtuar për t’u përballuar me plagët e trafikimit.
“Është çështje e rëndësishme që na mbledh të gjithëve bashkë. Për 4 mijë vite trafikimi dhe skllavëria kanë qenë plotësisht të pranuara.
Trafikimi , skllavëria është e ndaluar. Jam e sigurt që Shqipëria është e përkushtuar të mbajë qëndrim në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Vlerësoj që Shqipëria ka ndërmarrë hapa për të ndëshkuar personat e dyshuar për trafikim.
Viktimat e trafikimit duhet të jenë të përshtatura, po flasim për qenie njerëzore me emër me fytyrë. Qeveria ka miratuar një plan kombëtar për trafikimi, por mbetet ende shumë punë për tu bërë,” tha Kim./albeu.com