“Xhelal dhe Flamur Rraja na goditën me qytetën e pistoletës …”, zbardhet dëshmia e kushërinjve Maja të cilët u dhunuan barbarisht në Fushë Krujë
Janë zbardhur dëshimtë e dhëna para policisë nga ana e dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja, të cilët u dhunuan barbarisht ditën e enjte në 6 korrik, nga 10 anëtarë të familjes së Rrahman Rrajës.
Bilbil Maja u ka thënë uniformave blu se ai dhe kushëriri i tij Jashari kanë qenë duke biseduar me inxhinierin për gjetjen e një zgjidhjeje për guroren, e cila po u shembete banesat për shkka të shërthimeve që bëheshin aty.
Në atë moment sipas Bilbil Majës disa anëtarë të familjes Rraja mes tyre vëllezërit e Rrahman Rrajës dhe djali i tij me shkopinj bejsbolli në duar dhe me pistoleta i kanë dhunuar barbarisht.
Bilbil Maja është shprehur gjithashtu se Xhelal Rraja e ka goditur nga pas me qytën e pistoletës, ndërsa Flamur Maja e ka goditur me shulin e pistoletës në kokë.
“Në lokal pashë që kur u shtriva në dysheme u futën edhe katër persona të tjerë, ishte edhe “Caku” që është pronar i gurores. Kishin në duar shkopinj me të cilët na godisnin. Flamur Rraja më ka goditur me shulin e pistoletës, kurse Xhelal Rraja më goditi nga mbrapa në shpinë me qytën e pistoletës.”, ka thënë në polici Bilbil Maja.
Ndërkohë një ditë më parë edhe kushuriri i tij Jashar Maja ka deklaruar të njëjtën gjë, se sulmi ka ndodhur në momentin që ai dhe kushëriri i tij kanë qenë duke biseduar me me inxhinerin për guroren dhe pastaj janë sulmuar brutalisht nga anëtarët e familjes Rraja.
Gjithashtu Jashar Maja ka kërkuar vendosjen e drejtësisë në vend, në të kundërt do të bënte vetëgjyqësi.
Kujtojmë që ditën e enjte më 6 korrik vëllezërit e Rrahman Rrajës dhe djali i tij Rexhep Rraja sëbashku me disa anëtarë të tjerë të familjes së tyre, kanë dhunuar barbarisht dy kushërinjtë Bilbil dhe Jashar maja, vetëm pse këta të fundi ishin ankuar në polici për guroren.
Ngjarja fillimisht u mbajt e fshehtë nga ana e uniformave blu, dhe u bë publike vetëm pasi vido e bërë nga vetë autorët e dhunës u shpërnda me shpejtësi në rrjetet sociale.
Për këtë ngjarje të rëndë një ditë më parë dha dorëheqjen nga mandati i deputetit Rrahman Rraja, si dhe u shkarkua Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi.
Gjithashtu u “shkri” i gjithë komisariati i krujës, dhe do të zëvendësohet me punonjës të tjerë, pasi ata akuzohen për nënvlerësim të situatës, si dhe fshehje të krimit.
/AlbEu.com/