Këngëtari Arkimed Lushaj, i njohur si “Stresi”, i është përgjigjur ashpër ish-kryetarit të PD-së, Eduart Selami i cili u shpreh në një intervistë për “Zërin e Amerikës” se koha e Sali Berishës ka përfunduar dhe lëvizja e tij pas shpalljes “non grata” nga SHBA është qesharake.
Reperi ka nisur hakmarrjen në Facebook. “Ik o ndyrsire hale ke goj me Fol per berishen Ti” është komenti i Arkimed Lushajt në një nga postimet e vjetra në faqen e Eduart Selamit.
Ndër të tjera Selami tha se Lulzim Basha “do i mbijetojë lëvizjes së Sali Berishës”. Në fund “xhaketa e vjetër” e PD-së u shpreh se demokratët kanë vetëm një zgjidhje.
“PD duhet të vendosë, do të bëhet edhe njëherë shpresë për shqiptarët, apo të bëhet peng i Berishës. PD duhet të rithemelohet”, është shprehur ai../albeu.com/