Vrau shokun e ngushtë, Gjykata merr vendimin për dhëndrin e ish-kryebashkiakut të Elbasanit

Gjykata e Elbasanit ka dënuar me 18 vite burg dhëndrin e ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, Sokol Sanxhaktari, i akuzuar për vrasjen e Florian Lamçes në qytetin e Elbasanit.

Gjykata dha vendimin për vrasjen e Florian Lamçe në Elbasan me datë 30 korrik 2020. Për Sokol Sanxhaktari akuzuar për Vrasje me dashje në bashkëpunim 18 vjet burgim dhe Periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht.

Për Adriano Hajdari akuzuar për Vrasje me dashje në bashkëpunim u kërkua 18 vjet burgim dhe Periudha e sigurisë që të vuaj dënimin e plotë dhe të mos përfitoj Lirim me kusht.

Për Amadeus Lamcja akuzuar për Moskallëzim krimi, Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës, Deklarim i rremë përpara oficerit të Policisë Gjyqësore 5 vjet burgim.

Për Mehmet Muça akuzuar për Moskallëzim krimi dhe Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës 5 vjet burgim.