shqiperi

“Di gjë se vajza ka marrë 12.000 lek te shtëpia e Granitit”/ Si ndodhi sherri me 1 të vrarë mes dy kushërinjve në Kamëz

Gjykata e Apelit ka vendosur të ia ulë dënimin me 3 vite e e 8 muaj burg Granti Shehut, i cili në vitin 2015 vrau kushëririn e tij me thike në derë të banesës në Kamëz.

Sipas dëshmisë së V.Shehut e cila është bashkëshortja e viktimës ka treguar se me datën 16.09.2015 në shtëpinë e tyre ka qenë për vizitë kunati i saj Xhevahir Shehu me familjen e tij.

Të lidhura

None found

Pasi kanë dalë tek porta e shtëpisë janë takuar me shtetasin Granit (Guliano) Shehu, i cili po dilte nga shtëpia e tij me një makinë tip “Smart” dhe është takuar dhe përshëndetur me Xhevahirin dhe aty në prani u ka thënë se po i bënte guide me makinë bashkëshortes së tij S.

Pas një ore konkretisht rreth orës 17:00 kur Graniti është kthyer nga guida ka venë re që i ka folur Milazimit dhe të dy kanë qëndruar afër portës së oborrit të shtëpisë së Granitit.

Më pas deklaruesja është thërritur nga ana e burrit të saj dhe pasi është afruar ai e ka pyetur: “Di gjë se vajza ka marrë 12.000 lek të shtëpia e Granitit?”

Ndërsa ajo i ka thënë se s’ka mundësi, pasi vajza e tyre nuk di as të numërojë paratë.

Në këto momente Graniti ka ndërhyrë duke thënë se: “E kam pyetur vajzën dy javë më parë dhe ka thënë se po i kam marrë pasi vetëm G. ka hyrë në dhome”.

Milazimi i është drejtuar Graniti duke i thënë: “Ti ke parë vajzën time duke vjedhur, paske kamer në dhomë?”

Më pas kanë thërritur dhe pyetur vajzën aty në rrugë, e cila me pas ka hyrë brenda në shtëpi.

Deklaruesja V. Shehu pasi ka hyrë brenda në shtëpi bashkë me vajzën ka dëgjuar të shara dhe të bërtitura dhe menjëherë ka dalë përjashta te porta dhe pretendon se ka parë bashkëshortin Milazim Shehu të gjakosur.

Menjëherë nga ana e saj është ndërhyrë duke ulëritur: “O maskara çfarë bëtë?” – dhe duke e tërhequr të shoqin, i cili është rrëzuar afër portës së oborrit të shtëpisë.

Në rrethana të tilla, shtetësja V. Shehu me ndihmën edhe të disa familjareve të saj kanë dërguar me një automjet bashkëshortin në spitalin privat “Hygea”, ku me gjithë ndërhyrjen e mjekëve rreth orës 01.00 shtetasi Milazim Shehu, ka ndërruar jetë.

Autori, Granti Shehu u arrestua në shtetin anglez në vitin 2019 ku dhe atë vit u ekstradua në vendin tonë. Përfundimisht ai do të vuaj 13 vite burgim.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

3 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago