showbiz

Meri Shehu rrëfen momentin më të vështirë të jetës: Kam rënë viktimë e rrëmbimit, më futën me dhunë në një makinë

Astrologia e famshme Meri Shehu ka qenë e ftuar këtë pasdite në një intervistë, ku veç të tjerash ka rrëfyer për një nga momentet më të vështira që i ka ndodhur në jetën e saj.

Shehu ka treguar se në periudhën kur vendi ynë ka qenë në tranzicion, ajo ka rënë pre e një rrëmbimi që fatmirësisht mundi t’i shpëtonte më pas. Periudhë e cila përkon me kohën kur astrologia ka qenë studente në qytetin e Elbasanit.

Të lidhura

None found

“Momente të vështira, kur Shqipëria ishte në tranzicion në 97 edhe unë desh kam rënë viktimë e rrëmbimit. Isha studente, shoqërova një shoqen time që do kalonte kufirin për në Gjirokastër. Kthehem, hipi në një autobuz i cili shkonte deri në Fier. Zbrita në Fier, por më duhej të shkoja në Elbasan, në qytetin ku studioja. Kur po shkoja në stacionin e Elbasanit pash disa figura mashkullore që po rrotulloheshin. Dhe instiktivisht ndjeva diçka që nuk shkonte dhe më trembi ajo gjë. Nga trembja thash më mirë të mos prisja autobuzin dhe tre apo katër orë, kështu që mora një taksi. Dhe ky ishte gabimi im, sepse hipa në taksi, aty hipi dhe një burrë i moshuar dhe i thash taksistit të lutem më dërgo në Elbasan.

Sa bëri taksia tre, katër kilometra, ata burra dolën përpara dhe ndaluan taksinë. Hapën dyert me forcë dhe mua më tërhoqën me zor dhe dy apo tre meshkuj sa ishin më futën me dhunë në një makinë tjetër dhe po më çonin drejt një pylli, që duhet të jetë pylli i Semanit. Por, pata fatin që para meje ishte një makinë me ushtarë, të cilët po futeshin në atë zonë për stërvitje ushtarake. E panë skenën, nuk ndërhynë menjëherë, por kur panë ata njerëz që më goditën dhe me grusht në fytyrë, ata bërtitën “lëshoje”. Dhe më lanë në mes të qytetit. Ajo më është kthyer në traumë. Të paktën një vit nuk dilja dot nga shtëpia, doja të ikja jashtë vendit, ashtu siç ika dhe në Greqi”, ka rrëfyer e prekur Meri Shehu.

të fundit

Tirana fiton derbin me tre gola, Ernest Muçi e përshëndet suksesin e bardhebluve

Festa e ekipit të Tiranës pas derbit dhe Ernest MuçiTirana mposhti Partizanin në derbin e kryeqytetit [...]Read More...

4 hours ago

Ylli Aga kishte parashikuar triumfin e Tiranës ndaj Partizanit: Besim i madh te bardheblutë

Ylli AgaGazetari sportiv, Ylli Aga, e kishte parashikuar fitoren e Tiranës në derbi para disa ditësh, madje me bindjen se…

4 hours ago

Yassir Zabiri, sulmuesi maroken që po bën bujë në Spanjë me shtatë gola në tetë ndeshje

Yassir Zabiri po tërheq vëmendjen në futbollin spanjoll me paraqitjet e tij për Racing Santander. Sulmuesi maroken ka realizuar shtatë…

6 hours ago

Malkaj recounts protest incident: They hit me in the back and warned me not to return

Aktori Mehdi Malkaj i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjanën në Euronews Albania ka folur lidhur…

6 hours ago

Mickoski: Average salary to reach €1,000 by the end of the term

Kryeministri Mickoski ka folur sot edhe për rritjen e pagës mesatare. Ai deklaroi se paga neto në korrik arriti në…

6 hours ago

Horoskopi 12 tetor 2026/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Dashi Dashuria: Nëse jeni beqarë, zemra juaj tani po kërkon kohën e vet: midis angazhimeve dhe shqetësimeve të përditshme, rrezikoni…

6 hours ago