shqiperi

Vizita e Ramës në Shkodër, Berisha: Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me takimet që pati kryeministri Edi Rama në Shkodër, ndërsa e cilësoi këtë të fundit një diskriminues. Ai tha se nuk ka pasur sundimtar tjetër më diskriminues se sa Rama për veriun e Shqipërisë.

Deklarata erdhi pas fjalimit të Berishës nga dritarja e banesës së tij, teksa ndodhet prej 30 dhjetorit në arrest shtëpie.

DEKLARATA E BERISHES

Demokrate e demokratë, qytetare e qytetarë.
Kthesa e madhe që kërkohet nga ne është jetike për përmbysjen e diktaturës së dytë, që bazohet në aleancën e pushtetit me krimin, bandat e tij, që bazohet në vjedhjen e qytetarëve shqiptarë dhe drogën.
Kjo betejë është jetike, është vendimtare dhe kërkon nga ne sakrifica për të cilat ne kam bindjen se do të jemi të gatshëm ti bëjmë.
Ne nuk mund të pranojmë që një e keqe e madhe të rritet para syve tanë, të nxijë të ardhmen tonë, të shkretojë këtë vend sa asnjë luftë, sa asnjë pushtim në historinë e saj.
Edi Rama ishte në Shkodër.
Shkoi në Shkodër pasi poshtëroi qytetin më keq se një pushtues, apo pasi e pushtoi atë me banda, pasi i grabiti votën me vrasësit serialë Bajrit, me Pëllumb Gjokën dhe banditë të tjerë.
Shkoi në Shkodër njëlloj si një pushtues i lig, kapardisej,
E vërteta është se Shkodrën dhe jo vetëm Shkodrën, por kurrë ndonjëherë veriun e Shqipërisë nga Fushë Kruja gjer në Vermosh nuk e ka diskriminuar një sundimtar tjetër sa e ka diskriminuar Edi Rama.
Nuk e ka shkretuar një njeri tjetër, sa e ka shkretuar Edi Rama.
Miqtë e mi!
Investimet 10-vjeçare të Shkodrës, epiqendra e veriut janë disa herë më të ulëta se ato të bashkisë Divjakë.
Në të gjithë veriun nuk ekziston absolutisht asnjë projekt i ri i nisur, përveç se zvarritjes dhe mospërfundimit të një serie projektesh në vazhdim.
Vendosi taksën në Rrugën e Kombit.
Gjeni kund 100 metër rrugë nga Miloti në Rrëshen që të jetë zgjeruar.
Ka 1 muaj që jep një lajm se po përfundon ura e Kukësit, ura që ka filluar të paktën 6 vite më parë.

të fundit

Blerina Matraku përlotet për babanë pas publikimit të videove intime: Nuk e kam turpëruar familjen

Këngëtarja Blerina Matraku e mbylli intervistën e saj në “Goca dhe Gra” me lot, kjo pas videove intime me kompozitorin…

10 minutes ago

Fëmijët e vegjël mund të bëjnë afro 30 mijë hapa në ditë, zbulon studimi

Sa hapa në ditë i bëjnë fëmijët e vegjël? Numri mund t'ju habisë — Klan Kosova [...]Read More...

12 minutes ago

Vehicle explosion in Gjirokastër, police: Two people injured

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në Gjirokastër. Bëhet me dije…

8 hours ago

Flames engulf hospital roof in Istanbul, 40 patients evacuated

Një zjarr ka përfshirë çatinë e një ndërtese në Spitalin e Trajnimit dhe Kërkimit Koşuyolu, në lagjen Kartal të Stambollit,…

8 hours ago

Kallas opposes easing sanctions on Russian oil: On Monday, EU approves new measures against Moscow

Diplomatja e lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka kundërshtuar marrëveshjen e fundit të presidentit amerikan, Donald Trump, me homologun…

8 hours ago

Arda Turan pranë stolit të Turqisë, ish-ylli i Atleticos dhe Barcelonës favorizohet për postin

Arda Turan është shumë pranë një detyre të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij si trajner. Sipas gazetarit…

8 hours ago