Categories: lifestyle

Fëmijët e vegjël mund të bëjnë afro 30 mijë hapa në ditë, zbulon studimi

Një studim i ri tregon se fëmijët tre dhe katër vjeç mund të jenë shumë më aktivë nga sa mendohet, duke arritur të bëjnë gati 30,000 hapa brenda një dite. Të dhënat tregojnë gjithashtu se djemtë e kësaj grupmoshe lëvizin mesatarisht më shumë se vajzat.

Të lidhura

None found

Hulumtimi u realizua nga shkencëtarë të Universitetit të Seviljes, të cilët analizuan aktivitetin e 3,570 fëmijëve nga 44 vende. Vëzhgimi u krye gjatë periudhës 2018-2025. Për të matur lëvizjet, fëmijët mbajtën në bel pajisje gjurmuese për të paktën tre ditë radhazi.

Të dhënat e mbledhura treguan një ndryshim të konsiderueshëm mes pjesëmarrësve. Fëmija më pak aktiv regjistroi vetëm 1,124 hapa në ditë, ndërsa ai me nivelin më të lartë të aktivitetit arriti në 29,320 hapa. Mesatarja e përgjithshme ishte 18,542 hapa në ditë.

Edhe krahasimi sipas gjinisë nxori në pah diferenca. Te fëmijët trevjeçarë, djemtë realizuan mesatarisht 18,064 hapa në ditë, ndërsa vajzat 16,426.

Aktiviteti fizik lidhej edhe me vendin dhe kushtet ku jetonin fëmijët. Ata që vinin nga shtete me të ardhura të ulëta dhe të mesme ishin më aktivë mesatarisht sesa fëmijët në vendet më të pasura. Po ashtu, fëmijët që banonin në zona rurale lëviznin më shumë se bashkëmoshatarët e tyre në qytete, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit sugjerojnë se numri i hapave mund të përdoret për të ndjekur aktivitetin fizik në mënyrë të ngjashme me grafikët që pediatrit përdorin për të monitoruar gjatësinë dhe peshën e fëmijëve gjatë rritjes.

Një sistem i tillë do t’u ndihmonte profesionistëve të kuptonin nëse një fëmijë po lëviz mjaftueshëm në raport me moshatarët e tij dhe të dallonin më herët rastet me aktivitet të pamjaftueshëm.

“Vendosja e standardeve të krahasueshme ndërkombëtarisht për hapat e përditshëm ofron një bazë të rëndësishme për monitorimin e aktivitetit fizik në fëmijërinë e hershme”, shkruajnë autorët në studimin e botuar në revistën The Lancet Child & Adolescent Health.

Sipas tyre, vitet e para të jetës janë thelbësore për zhvillimin e fëmijës. Niveli i ulët i ushtrimeve fizike lidhet me rrezik më të madh për mbipeshë, si edhe me zhvillim më të ngadaltë të aftësive motorike.

“Ka shumë pak mënyra objektive për të monitoruar aktivitetin fizik tek fëmijët e vegjël dhe për të identifikuar ata që janë në rrezik të aktivitetit të ulët”, thanë studiuesit, shkruan Index.hr, transmeton Klankosova.tv.

Autorët vlerësojnë se numërimi i hapave është një metodë e thjeshtë dhe praktike për të kuptuar sa lëvizin fëmijët, veçanërisht në mjedise ku nuk mund të përdoren mjete më të avancuara për matjen e aktivitetit fizik.

të fundit

Benatia reagon ashpër për largimin e Xabi Alonsos nga Real Madridi: “E trajtuan si mbeturinë

Medhi Benatia ka kritikuar ashpër mënyrën se si Real Madridi u nda nga Xabi Alonso, duke argumentuar se në futbollin…

4 hours ago

Wenger tërhiqet nga gara për presidencën e FIFA-s

Arsene Wenger ka vendosur të mos kandidojë për president të FIFA-s, duke refuzuar kështu mundësinë për t’u bërë rival i…

4 hours ago

Zhupa: Saranda municipality did not seek funding for the city’s cinema; its dignity will be restored after May 9

Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, Ina Zhupa, ngriti gjatë shqyrtimit të buxhetit të Qendrës Kombëtare të Kulturës…

4 hours ago

Pandeli Majko at Socialist Party assembly: I have information about 1,000 hours of explicit and corruption-related footage; resign before it is released

Një deklaratë e fortë mësohet të jetë bërë nga ish-kryeministri dhe ish-deputeti socialist, Pandeli Majko, gjatë mbledhjes me dyer të…

4 hours ago

Netanyahu renews call for unity government after election defeat; Eisenkot rejects it: “These tricks don’t work on me

Kryeministri në detyrë i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka përsëritur thirrjen për krijimin e një qeverie të unitetit kombëtar me rivalin…

4 hours ago

Fifi flet për dasmën me Adisin dhe zbulon kë do të shihte në Eurovizion

Këngëtarja Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, duke folur me shaka…

5 hours ago